KreuArt

Ethet bohem folk sundojnë dekorin

Sot, shpirti nomad vazhdon të imponohet në ambientet e brendshme duke na frymëzuar me një dekor bohem folklroik.

Stili bohem karakterizohet nga një përzierje e ngjyrave, motiveve dhe një preferencë për lëndët natyrale si dhe frymëzohet nga jeta nomade, mbi të gjitha nga e famshmja “hippie trail”, një itinerar që ndërmerrej nga të rinjtë hipi në vitet 1960-1970. Ky tur niste nga Evropa drejt Azisë. Kjo shpjegon praninë e materialeve dhe objekteve orientale, cigane apo hindu në këtë stil dekorativ.

Duke ndjekur valën nomade shik të ciganëve dhe influencën e festivaleve të modës si Coachella, universi i shtëpisë sundohet nga një valë “neo-baba”. Një përzierje nga të gjitha kontinenet, taptete origjinale nga Maroku, jastikë me piktura të indianëve të amarikës ose kurabie aziatike, indigjenë afrikanë, talismanë të të gjitha llojeve, duke mos lenë mbrapa shtretërit e varur, flokët me kaçurela të dendura apo dantellat e thurura tipike afrikane.

Për të përshtatur këtë stil duhet të përzieni, grumbulloni, gërmoni dhe të përqëndroheni vetëm tek natyralja dhe thjeshtësia. Sekreti që një dekor hohem të arrihet? Harroni “total look” dhe kurrë mos thoni “etika është shik”!

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF