Sara Hoxha tregon barkun e rrumbullakosur! 0 224

Trashëgimtarja e Top-Media, Sara Hoxha ka postuar për herë të parë një foto ku shihet barku i rrumbullakosur. E veshur me një fustan tejet elegant në ngjyrë të kuqe, 20 vjeçarja ka ndarë me ndjekësit ditën e sotme këtë foto, e cila është e para që prej lajmit të shtatzënisë.
Mesa duket, Sara është duke e shijuar në maksimum këtë periudhë të jetës së saj, çka e tregojnë edhe postimet e vazhdueshme në Snapchat, ku ndër të tjera shihet edhe duke lexuar libra për mëmësinë.
Pak kohë më parë, moderatori Ledion Liço bëri publik lajmin se ai dhe partnerja e tij, Sara Hoxha do të bëheshin prindër për të parë. Fill pas këtij lajmi, ishte trashëgimtarja e Top Media, ajo që tregoi gjininë e fëmijës. Çifti do të sjellë në jetë një djalë.
Momentalisht ato janë duke pushuar larg Shqipërisë dhe duke shijuar këtë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *