Babai i Miriam Canit shpreh vlerësimin e madh për dhëndrin!

Babai i këngëtares Mirima Cani ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i shprehur vlerësimin dhëndrit të tij, artistit Alban Skënderaj. Nga Gjermania ai ka regjistuar një video, ku Albani shihet duke kënduar. Më pas me këtë video dhe këngë ka përshëndetuar ndjekësit e tij në facebook, duke e shoqëruar me shkrimin: “Ju përshëndes me këtë këngë që e incizova tani nga ky artist i madh, këtu në Heidelberg…live…faleminderit Alban që të kemi”.
Vetë Alban Skënderaj në një intervistë të dhënë kohë më parë ka treguar se babi i Miriamit, Agim Cani, e ka pëlyqer atë që në fillimet e lidhjes së çiftit.
Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë të lidhur prej vitesh dhe në nëntor të 2015-ës ato sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, vogëlushen Ameli.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *