Nënë Tereza shpallet shenjtore! Fotot e ceremonisë 0 71

Nënë Tereza është shpallur shenjtore zyrtarisht ditën e sotme në ceremoninë e mbajtur për nder të saj në Vatikan. Ka qenë Papa Françesku ai që ka dekretuar shenjtore Nënë Terezën. Mbi 100 mijë persona ishin të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit për të ndjekur ceremoninë. Mes tyre kishte krerë të lartë shteti nga Kosova dhe Shqipëria dhe shumë artistë. Janë dy mrekulli të konfirmuara që i kanë dhënë Nënë Terezës titullin shenjt, një ndër priviligjet më të mëdha që mund të marrë një besimtar dhe ndjekës i devotshëm i Perëndisë. 4 shtatori do të njihet tashmë zyrtarisht në kalendarin e Kishës Katolike si Dita e Shën Nënë Terezës./ BORDO

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *