KreuArt

Libri i katërt nga “Fifty Shades of Grey”

Erika Mitchel e njohur si E.L.James, autorja e trilogjisë së famshme “Fifty Shades of Grey” ka njoftuar se së shpejti do të dal vëllimi i katërt i historisë.
Edhe pse “Fifty Shades of Grey” ishte cilësuar si një triologji, autorja ka vendosur të mos e lërë me kaq, duke njoftuar së shpejti do të dal edhe libri i katërt. Sikurse ka treguar vetë autorja, libri do të quhet “Fifty Shades Darker nga këndvështrimi i Kristian Greit” dhe ajo shpreson që të dal në botim në vitin 2017. Lajmin e ka ndarë në facebook me 2 milionë ndjekësit e saj vetë E.L.James.
“Mirmëngjes të gjithëve. E di që të gjithë mezi prisni trailerin, por do të publikohet së shpejti. Ndërkohë, meqënëse Ana ka ditëlindjen, ja disa fragmente nga libri”, ka shkruar autorja.
Pavarësisht kritikave të ndryshme, “Fifty Shades of Grey” është cilësuar në të gjithë botën si një prej trilogjive më të shitura dhe të komentuara. Po ashtu, edhe filmi i parë i shfaqur në kinematë botërore në vitin 2015 shënoi në shitje rekord biletash, edhe pse pati zëra që e cilësuan si një film të dobët. Në shkurt të këtij viti, do të dal në kinema edhe filmi i dytë “Fifty Shades Darker”, ndërkohë që mësohet se kanë përfunduar edhe xhirimet e filmit të tretë.

Përgatiti: S.L

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF