Do të martohesh me mua?

Personazhet e famshëm trumbetojnë me të madhe që janë njerëz të thjeshtë. Përtej punës së tyre që e shohim të pasqyruar në median elektronike dhe të shkruar duke u bërë kësisoj të famshëm, pjesa tjetër e jetës së tyre është krejt si e atyre që nuk kanë një punë me publik të gjerë. Ata janë aq të thjeshtë. Nuk janë vetëm të buzëqeshur si në kopertina, por ata edhe qajnë, bëjnë pazar, gëzohën, vuajnë, ndahen, fejohen… Ah, këtu ndryshon puna. Ata fejohen si çdokush në këtë botë që vendos ta bëjë këtë gjë, por unaza e tyre kushton shumë, më shumë se sa shtëpia jonë. Sa të thjeshtë që janë, hë?!

Ja disa unaza propozimesh për fejesë ose martesë, që mund të ëndërroni sikur i keni në gisht ose të frymëzoheni mes modelesh dhe ngjyrash për të bërë zgjedhjen tuaj.

Mes stilit të vjetër, dramatik, elegant, të sofistikuar dhe butaforik, unazat e Kate Middleton-it, Eva Longoria-s, Scarlett Johansson-it të lënë thjesht pa fjalë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *