Një foto e vjetër nga Majlinda Bregu, nostalgjia dhe gëzimi i një nëne…

Është vështirë të besosh se për një femër ka gëzim më të madh se ai i të qenurit nënë. Një lumturi kjo që i bën ndoshta të ngjashme edhe gratë në pushtet me ato të thjeshta…

Kështu ndodh edhe me deputeten Majlinda Bregu, e cila pak orë më parë postoi në Instagram një foto të hershme ku është ajo , një nënë e re dhe vajza e saj asokohe një bebe e vogël… Nëpërmjet kësaj fotoje, shoqëruar gjithashtu me një foto të tyren të këtyre ditëve, Bregu ka dashur t’i shpreh së bijës me rastin e datëlindjes, përveç dashurisë së pamasë, edhe një urim me fjalë të thjeshta, ashtu siç vetëm një nënë di t’i thotë…

“E vogla ime dhe e vogla ime sot e rritur…Gëzuar datëlindjen! Të dua përgjithmonë Kejda!”

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.