Kim Kardashian grabitësve: “Ju përgjërohem, mos më bëni keq”

Kim Kardashian është kthyer në Shtetet e Bashkuara me avionin e saj privat, pas grabitjes me armë mëngjesin e së hënës. Pesë burra të maskuar e lidhën 35 vjeçaren dhe e mbyllën në tualet ndërsa vodhën në rezidencën e saj luksoze në Paris bizhuteri me vlerë miliona dollarë.

Sipas disa raportimeve, kur dy nga hajdutët kanë hyrë në dhomën e gjumit të Kim Kardashian, ajo i është lutur atyre që të mos preknin e të mos i bënin keq dy fëmijëve të saj, ndërsa ata i kishin drejtuar armën në kokë. Kim dhe fëmijët e saj shpëtuan pa dëmtime fizike, ndonëse e shokuar nga ngjarja e ndodhur.

Gjithçka ata mundën të vidhnin ishte një kuti me bizhuteri me vlerë 16 milion dollarë dhe dy telefona.

Ndërkohë ka qenë një prezencë e madhe e sigurisë dhe medias jashtë shtëpisë së Kim Kardashian dhe bashkëshortit të saj Kanye West në Manhattan. Kjo ka ndodhur pasi skuadra e sigurisë ka marrë vërejtje që lejuan hajdutët të hynin në dhomën e saj të gjumit në Paris. Mes tyre ishte dhe truproja kryesor Pascal Duvier, i cili nuk ishte me 35 vjeçaren në kohën e grabitjes. Duvier ndodhej me dy motrat e saj Kourtney dhe Kendall Jenner në një klub nate.

Teksa Kim ka hyrë në ndërtesë në New York, ajo nuk ka pasur në gisht unazën e martesës. Në këtë pikë shtohen dyshimet se edhe unaza e martesës mund të jetë vjedhur gjatë bastisjes.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.