Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

View Gallery
7 Photos
Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

Autostima tek fëmijët: 7 fjali që duhet t’ua thoni me patjetër

Përshtati: Anila Dedaj

Fëmijët që të rriten mirë duhet të ndiejnë dashurinë dhe respektin. Sherrie Campbell, psikologe dhe blogere e Huffington Post ka përzgjedhur 7 fjali që fëmijët kanë nevojë të dëgjojnë nga prindërit e tyre. Sepse “janë pikërisht dashuria dhe edukata e fëmijëve që formojnë tek fëmijët idenë që ata do të kenë për veten e tyre”.

Fëmijët nuk janë kukulla, por persona të vegjël. Janë të ndjeshëm, të pafajshëm, të trembur, euforik dhe kurioz. Për ata çdo gjë e re është e mrekullueshme. Por kur çdo gjë është e re frika mund të jetë e lartë dhe autostima mund të jetë e ulët. Dhe është mirë që prindërit ta kenë gjithmonë parasysh diçka të tillë.

Fëmijët nuk shërbejnë për të plotësuar nevojat emocionale të fëmijëve, dhe as nuk janë robot të vegjël që mund të komandohen ashtu siç dëshirojnë ata.

Ata kanë nevojë për siguri për të mësuar domosdoshmërinë për të dashur vetveten, dhe të kujdesen për të tjerët; për të mësuar të vlerësojnë një dështim dhe ta transformojnë në një triumf. Kanë nevojë që të ndërtojnë një autostimë të shëndetshme. Dhe rritja e autostimës së tyre është përgjegjësi e prindërve. Ja frazat që fëmijët kanë nevojë të dëgjojnë sipas piskologes dhe blogers së Huffington Post.

 1. “Të dua”

Një fëmije mund ti japësh shumë gjëra, por asnjëherë shumë dashuri. Ua thoni shpesh. Bëjuani të ditur sesa të çmuar janë. Tregohuni fans i tyre në publik. Dashuria juaj u jep atyre kurajo, i lejon të gabojnë, i bën të ndihen mirë dhe të provojnë ndjesitë e gëzimit. Dashuria zhvillon personalitetin e tyre dhe u jep atyre shpresë. I ndihmon të luftojnë frikërat dhe i bën të ndihen më të sigurt.

U thoni shpesh se i doni: u mësoni të ndihmojnë veten dhe të tjerët.

2. “Jam krenar për ty”

Për të zhvilluar një autostim fëmijët kanë nevojë për aprovime. Ata dëshirojnë mbështetjen dhe bekimin tuaj. Dhe ata bëjnë çdo gjë për tu pranuar. Dhe pse jo gjihmonë aprovoni sjelljen e tyre, u bëni të kuptojnë që jeni krenar për ata dhe për sforcot që ata bëjnë për të qenë të pavarur.

 3. “Kam gabuar, më vjen keq”

Të pranosh me fëmijën se keni gabuar, do të thotë të tregoni se jeni njerëzor, që askush nuk është perfekt dhe se të gjithë gabojnë. Kjo i ndihmon shumë të pranojnë gabimet e tyre, dhe për të pasur kurajon për të menaxhuar imperfeksionet e tyre. Ata mësojnë nëpërmjet jush se është “ok” të mos jesh perfekt. Dhe kjo është diçka që do të shtojë autostimën e tyre.

 4. “Të fal”

Ndonjëherë të rriturit bëjnë disa veprime që nuk duhet t’i bëjnë, thonë atë që nuk mendojnë, humbasin  kohë, nuk arrijnë objektivat e tyre, nuk respektojnë premtimet, harrojnë gjërat e rëndësishme…pikërisht si fëmijë.

Por askujt nuk i pëlqen të kujtohet vetëm për gabimet që ka kryer, askush nuk do të poshtërohet përballë të tjerëve sepse ka kryer një veprim të gabuar apo të ndëshkohet.

Si prindër duhet të gjeni rrugën e duhur për tu bërë të kuptojnë pasojat e një sjelljeje të gabuar, por pa harruar asnjëherë faktin se fëmijët tuaj kanë ndjenja. Është detyra e prindërve t’u tregojnë se i doni pavarësisht imperfeksioneve të tyre. Edhe që i doni edhe kur jeni të zemëruar me ta. Falini dhe mos i dënoni.

 5. “Po të dëgjoj”

Është shumë e rëndësishme të bëni kujdes me fëmijët. T’i dëgjosh është diçka shumë e bukur, mund të mësoni t’i njihni mendimet dhe emocionet e tyre, mund të zbuloni se kush janë ata në të vërtetë. Të futesh në botën e brendshme të tyre do të thotë që të krijosh një kontakt me ta, të krijosh një ndërveprim reciprok dhe një lidhje të thellë. Për t’i dhënë atyre sigurinë se po i dëgjoni me interes, të përsërisni fjalët e fundit të rrëfimit të tyre. Kjo do t’i bëjë të ndihen të rëndësishëm.

Në të kundërt, fëmijët që nuk e ndiejnë se po dëgjohen dhe kuptohen zhvillojnë lidhje pak të sigurta me prindërit.

T’i dëgjosh do të thotë tu bësh të kuptojnë se sa të rëndësishëm janë për ju. Si mund t’i njihni dhe t’iu qëndroni pranë fëmijëve tuaj nëse nuk u kushtoni rëndësi atyre çka duan t’ju thonë? Kini parasysh gjithmonë se ata janë ndryshe nga ju, kështu që në vend t’i thoni gjithmonë se çfarë duhet të bëjnë, provoni të kuptoni se çfarë do të donin të bënin ata, merrni mendimin e tyre. Në këtë mënyrë mësojnë edhe të zgjidhin vetë problemet dhe të marrin vendime.

6. “Kjo është përgjegjësia jote”

Tu mësosh fëmijëve të jenë të përgjegjshëm bën pjesë në procesin e tyre të rritjes. Duhet t’i bëni fëmijët tuaj të përgjegjshëm për vendimet dhe veprimet e tyre, në këtë mënyrë do të mësojnë shpejt ato veprime që janë të drejta dhe ato që janë të gabuara. Do të jenë eksperiencat që në të ardhmen do t’ju ndihmojnë të jeni më të përgjegjshëm. Duhet t’i edukoni që të kuptojnë se çfarë është përgjegjësia, duhet tu bëni të kuptojnë se ju keni besim tek aftësitë e tyre.

Pa përgjegjësi, fëmijët nuk do të mësojnë asnjëherë të drejtojnë jetët e tyre në mënyrë efikase. Dhe duhet të kuptoni se gabimet  janë mësuesit më të mirë në jetë.

 7. “Ke çdo gjë që duhet për të pasur sukses”

Një autostimë e shëndetshme është një armatim kundër sfidave që do të dalin gjatë jetës. U mësoni fëmijëve tuaj të njohin forcën dhe dobësinë e tyre dhe të ndihen mirë me veten e tyre. Në këtë mënyrë ata do të mund të menaxhojnë më mirë konfliktet dhe t’i rezistojnë trysnisë negative. Fëmijët tuaj do të përballen me jetën me më shumë gëzim nëse do të jenë koshient se kanë çdo gjë që u duhet për të pasur sukses.

Jepuni kurajo që të kenë besim në vetvete. Lëvdoni sforcot e tyre, veprimet që ata ndërmarrin dhe i mbështesni kur dështojnë. Ua shpjegoni se dështimi është një formë suksesi dhe të mëson të jetosh një jetë të lumtur dhe të shpaguar.

Dashuria dhe edukata duhet të jenë forca e jetës që do t’iu udhëheq. Lërini poshtërimet dhe ndëshkimet. Nëse shkatërrohet autostima e fëmijëve, pasojat do të zgjasin për gjithë jetën. Është dashuria dhe edukata juaj që do të formojnë një ide të shëndetshme të fëmijëve për veten. Jini të kujdesshëm në mënyrën sesi i doni dhe edukoni ata!

 

 

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.