Christina Aguilera, një divë diskoje në këngën e re “Telepathy”

Christina Aguilera sapo ka publikuar këngën më të re shoqëruar me video. Ky rikthim i këngëtares pas katër vitesh bëhet me këngën “Telepathy”. Në videoklipin e shkurtër Aguilera shfaqet me flokë të stilit “Moulin Rouge”, çizme të gjata, shtrirë në një tavolinë me temina. “Doja të bëja një video të gëzueshme për fansat që kur “Telephaty” zuri vendin e parë në ‘Billboard Dance Club Songs Chart’, falë fansave të mi, radiove dhe DJ-ve që e duan këtë këngë.” – shkruan 35 vjeçarja në Facebook.

Christina Aguilera
Christina Aguilera

Edhe pse nuk ka realizuar një album që nga “Lotus” i vitit 2012, “Telepathy” shënon rikthimin e Aguilera-s si kënga e e dytë për vitin 2016 por e para me një video. Në qershor, ajo prezantoi këngën “Change”, shitjet e së cilës shkuan për familjet e viktimave që u vranë në klubin e natës “Pulse” në masakrën e Orlando-s, Florida.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.