Beyonce shkëlqen edhe në një skenë country

Beyonce, pjesë të albumit të saj të fundit “Lemonade”, ka dhe një këngë argëtuese country me titull “Daddy Lessons”. Dhe krejt papritur, ylli i muzikës pop e ngjiti këtë këngë në skenën më të madhe të muzikës country, siç ishte dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve “CMA Awards”.

“The Dixie Chicks”, që ka kënduar më herët një variant të kësaj kënge, iu bashkua Beyonce-s në skenë për performancën argëtuese. Shoqëruar nga disa instrumentistë dhe nga të thirrurat tipike teksane, dukej qartë që publiku dhe artistët po argëtoheshin.

Ishte padyshim një nga momentet më të diskutuara të mbrëmjes. Edhe pse Beyonce nuk është këngëtare e kësaj rrymë muzikore, fansat e jo vetëm e kanë pëlqyer mjaft.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.