Donald Trump: “Mbreti” i politikisht jokorrekt!

Sipërmarrës miliarder, yll televiziv dhe tani kandidat republikan për Shtëpinë e Bardhë. Donlad Trump, 70 vjeç, gjithnjë ka qenë një nga personazhet më kontroverse në skenën sipërmarrëse njujorkeze dhe pas stuhisë që e preku për deklaratat seksiste në një video, është bërë edhe më shumë i tillë.

Në krye të një perandorie të pasurive të patundshme të trashëguar nga i ati, Fredi, pretendon se ka një pasuri prej 10 miliardë dollarë, ndonëse “Fortune”, “Forbes” dhe “Bloomberg Billionaires Index” e vlerësojnë pasurinë e tij në rreth katër miliardë dollarë.

Hyrja e tij në botën e pasurive të patundshme fillon në vitet ’80. Dhe që atëherë, përveç ndonjë incidenti rrugës, nuk është ndalur asnjëherë, me ndërtimin e qiellgërvishtëseve ikonike, hoteleve luksoze, resorteve prej ëndërrash, kasinove, fushave të golfit. Marka e prodhimit “The Donald” dhe e organizatës së tij “Trump Organization” është një strategji agresive në fushën e menaxhimit, me emrin “Trump” që shfaqet kudo, nga kullat me të cilat ka ndryshuar lagjen e Manhattan deri tek avioni i tij personal të quajtur “Trump Force One”.

Një rritje e pafrenueshme për dikë që nuk është krejtësisht transparent dhe me kundërshtarët që janë gati të nxjerrin çdo gjë nga sirtarët kundër tij. Por ajo që i ka dhënë vërtet popullaritet Donald Trump-it ndër vite është karakteri i tij vullkanik, i rrëmbyer, i shkujdesur, mjeshtër i provokimit. I sigurt në vetvete aq së është shndërruar në një yll të vërtetë të televizionit, mbi të gjitha me programin “The Apprentice” dhe më pas si president i Mis Univers.

Gjithnjë i rrethuar nga gra të bukura, veçanërisht me origjinë nga evropa lindore, si dy ish-gruaj, ish-Ivana Trump, ish-modele çekosllovake nga e cila ka pasur fëmijët Donald jr., Eric dhe Ivanka, si dhe bashkëshortja aktuale Melania, edhe ajo ish-modele me origjinë sllovene, që në vitin 2006 ka lindur të voglin Barron Willimas. Ndërsa gruaja e dytë është amerikane, Marla Maples, me të cilën ka vajzën Tiffany.

Mbret i “politikisht jo korrekt”, përveç ndërtimit, ka sjellë modelin e tij të të qenurit i rrëmbyeshëm, të të folurit troç edhe në politikë. Një sjellje që po i jep sukses edhe në këtë aventurë të re.

Ai, me modelin e tij të çuditshëm të flokëve, që konsiderohej nga të gjithë si një i jashtëm me zero shance, deri tani ka qenë protagonisti i vërtetë i këtij sezoni zgjedhor. Argëtues, showman edhe në fushën e politikës, Trump i çuditshmi, që nuk i trembet pasojave të fjalëve të tij, ka diçka për të thënë për të gjithë dhe gjithçka, nga kundërshtarët politikë tek papa, nga imigrantët tek myslimanët, ku me sa duket gafat apo deklaratat tronditëse nuk e prekin aspak popullaritetin e tij.

Ka arritur të kalojë mesazhin e tij me propozimet kundë klasës politike, kundër politikës, duke i folur drejt për drejtë popullsisë dhe duke u përqëndruar në shqetësimet e shumë amerikanëve të trembur nga terrorizmi dhe tensionet raciale në rritje. Duke arritur të tërheqë atë elektorat të së djathtës që është zhgënjyer nga lëvizja kundër taksave të “Tea Party”, të zemëruar me pasojat e krizës dhe të shqetësuar nga kërcënimet globale.

Me sloganin “Make America Great Again” ai premton se do të ndërtojë një mur në kufirin me Meksikën dhe se do të ndalojë hyrjen e myslimanëve në SHBA, si dhe që do të jetë një komandat që do të rikthejë Amerikën lider në botë.

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.