Sulmohet nga një ari, rrëfen strategjinë se si shpëtoi gjallë

SHBA, sulmohet nga një ari : shtiret si e vdekur dhe shpëton. “Ju lutem, më ndihmoni, ju lutem më ndihmoni – dëgjohet regjistrimi në thirrjen telefonike- ejani menjëherë, një ari polar po më sulmon, është duke u kthyer. Më ka thyer këmbë e duar, nuk mund të lëviz, kam hemorragji, jam duke vdekur. Oh Zot i madh, ai po vjen. Ju lutem. Oh, Zot! Largohu!”. Telefonata i drejtohej ndihmës së shpejt, ishte e terrorizuar, por fakti që i mbijetoi i dha kurajo. Ashtu siç raportohet për “Il messagero”: “Fakti që u shtir si e vdekur i shpëtoi jetën”.

Karen Osborne, një 63-vjeçare nga Maryland, në ShBA, pasi u sulmua nga një ari ka përfituar nga një moment që kafsha është larguar momentalisht për të thirrur 911, numrin e emergjencave shëndetësore, dhe për të kërkuar ndihmë, duke pushpuritur: “I thoni tim shoqi se e dua”. Në atë moment ajo e dinte se nuk kishte shumë shanse për të mbijetuar dhe që nuk ishte e sigurt se do ta shikonte përsëri. Kur ariu u kthye, duke e menduar të vdekur nuk e sulmoi më: shqetësimi i tij ka qenë se mos gruaja lëndonte këlyshët e tij që gjendeshin të fshehur diku pranë.

      /BORDO/ Anila Dedaj

Ska komente

Keni një mendim

Adresa juaj e email nuk do të publikohet.