Këshilla nga ata që kanë shëtitur botën përa ta që duan të shëtisin botën!

Para se tё vendosni tё udhёtoni ёshtё mirё tё merrni disa kёshilla dhe nga kush mё mirё sesa dikush qё ka udhёtuar tё gjithё botёn?

Themeluesi i Expertvagabond ju jep disa rekomandime sesi tё shijoni nё maksimum udhёtimet tuaja:

1.Durimi ёshtё i rёndёsishёm. Humbёt autobuzin apo trenin? Nuk ka problem, do tё vijё tjetri.durimi

2.Zgjohuni herёt. Kёshtu evitoni turmat dhe shfrytёzoni dritёn pёr foto mё tё mira.

3. Buzёqeshni, qoftё edhe me veten tuaj 🙂

4.Mbani disa para cash mёnjanё. Nё rast se humbni portofolin, emergjencё, problem me kartat ATM etj

5.Takoni njerёz lokal. Komunikimi ёshtё i thjeshtё kur pёrvec anglishtes, tё folur nё tё gjithё botёn, kombinoni edhe gjestet me gjuhёn e trupit.

6.Vёzhgoni ditёn! Nёse doni vёrtet tё ndjeni pulsin e njё vendi qё po vizitoni, uluni nё njё stol apo kafene nё njё cep me lёvizje dhe shikoni se si njё ditё energjike ndodh pёrpara jush. Aromat, ngjyrat, interaktiviteti njerёzor, tingujt, detajet

7. Plan B pёr cdo gjё. Mbani kopje fizike dhe dixhitale tё dokumentave tuaj nё rast humbjesh tё tyre. Pёr shembull, mos fshini asnjёherё emailin me dokumentat qё i keni dёrguar agjencisё tuaj

8.Bёni shumё foto. Janё formё dokumentimi tё atyre qё shihni.

9.Mos paketoni tё gjithё dollapin. Njё valixhe e rёndё thjesht do t’ju ngadalёsojё.

10.Buzёqeshni dhe thoni ‘Ckemi’ nё gjuhёn lokale. Vetёm kёshtu mund tё bёni miq apo tё kёrkoni ndihmёn e dikujt.

11.Jini mendje-hapur. Mos gjykoni stilin e jetёs sё dikujt thjesht sepse ёshtё ndryshe nga i juaji. Praktikoni empatizmin.

12.Merrni kufje me vete. Mund t’ju duhen kur pranё jush ёshtё njё fёmijё qё qan apo zhurma tё tjera.

13.Provoni ushqimin tipik tё vendit. Nuk mund ta gjeni askund tjetёr nё atё lloj shije.

14.Pyesni miqtё ose agjencinё tuaj pёr vendet qё ja vlejnё mё shumё tё vizitohen nё njё qytet.

15.Mos kini frikё. Bota nuk ёshtё aq e rrezikshme sa e promovojnё mediat.

16.Mbani shёnime. Bisedat, emrat e njerёzve qё keni takuar, emocionet, shija e ushqimit, pёrshtypjet etj. Jo tё gjithё kanё njё memorje pёr detajet.

17.Mos harroni sigurimin e shёndetit.

18.Telefononi miqtё dhe familjen ose dёrgojini karta postale si njё old fashioned.

19.E fundit, por jo pёr nga rёndёsia, bёni qejf!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *