KreuCelebrity

Linda Halimi: Këshilla që më dha Jennifer Lopez

E ftuar te “Rudina”, Linda Halimi foli edhe për marrëdhënien me jurinë dhe veçanërisht me Jennifer Lopez. Ajo tregoi se Lopez ishte shumë inspiruese dhe motivuese, gjatë gjithë kohës u ka dhënë këshilla dhe gjatë provave u qëndronte pranë. “Jemi ndier edhe ne si yje përkrah tyre, sepse na kanë mbështetur shumë. Gjatë provave në Hollyëood kemi pasur mundësi për të folur dhe për të na dhënë këshilla se si të qëndrojmë në skenë, dhe kritika apo këshilla që më ka dhënë Jennifer Lopez ka qenë që t’i mbaj sytë më shumë hapur, sepse unë kur këndoj, shpesh i mbyll sytë dhe humbas në botën time. Ajo  më ka thënë që të komunikoj më shumë me publikun gjatë performancave dhe këtë nuk e harroj kurrë. Edhe gjatë festivalit në RTSH, po i mbaja sytë hapur gjithë kohës (qesh)”, ka treguar Halimi lidhur me bisedën me yllin botëror, JLo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF