Bora e parë e vajzës së Miriamit dhe Alban Skënderaj!

Bora që zbardhi Tiranën, por edhe gjithë Shqipërinë, ka qenë dëbora e parë për fëmijët shumë të vegjël, që do ta kujtojnë si çast vetëm nëpërmjet fotografive që i kanë bërë prindërit e tyre. Edhe për Amelinë, vajzën e këngëtarëve Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë qenë flokët e parë të dëborës, që zbardhën kryeqytetin. Por për çiftin e njohur, është Amelia ajo që zbardh çdo ditë të tyre!

“Ashtu siç bora zbardhi malet… ajo zbardh çdo ditë shpirtin tim”, ka shkruar Miriam Cani krahas fotos së Amelisë. Të njëjtën fotografi e ka publikuar edhe Alban Skënderaj, por dedikimi është ky: “Kur të shoh pyes veten a ka diçka më shumë se dashuria? Erdhi bora e parë për Ameli.”

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *