Adi Krasta: Jam kthyer në shtëpi, se ka ndryshuar drejtimi i Top Channel!

“Lepiu atë që pështyu!”, fjalia që shoqëroi javën e parë pas kthimit në Top Channel të Adi Krastës, mori përgjigje nga vetë prezantuesi ikonë i ekranit shqiptar. Ai bëri një parantezë, gjatë intervistës me deputeten Mimoza Hafizi, duke thënë se “Kanë thënë ‘lëpiu atë që pështyu’. Nuk kandryshuar qasja ime me monopolizimin e dixhitalizimit. Dritan Hoxha ka qenë kundër establishmentit. Top Channel ka ndryshuar drejtim. Unë mora një ftese për t’u kthyer në shtëpi. Dhe askush nuk i thotë jo një ftese për në shtëpi. Ndaj i thashë po. Dhe erdha në shtëpi”! Dhe mirë ke bërë Krasta që u ktheve, se ka filluar të na ngecw pulti tek Top-i, por a ka ndryshur vërtetë drejtimi, këtë nuk e dallojmë dot ende!!!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *