KreuStil Jetese

Shën Valentin të paharrueshëm? 7 qytetet italiane që duhet të vizitoni

Për pak javë vjen festa e shumëpritur e të dashuruarve dhe të gjithë çiftet, sidomos të rinjtë, përgatiten për ta festuar në mënyrën më romantike të mundshme. Sigurisht që secili mund të ketë idetë dhe preferencat e tij, por nëse kërkoni pak ndihmë dhe jo shumë shpenzimë, ne mund t’iu sugjerojmë disa destinacione. Më poshtë keni një listë me 7 qytete italiane për të kaluar një Shën Valentin të paharrueshëm, por dhe të mos dëmtoni shumë buxhetin.

Rimini

Rimini është qyteti i të madhit Federico Fellini. Ndër argëtimet që sugjerohen janë fshati San Giuliano që njihet për ngjyrat e tij spektakolare, pjatat tipike dhe ushqimet artizanale të zonës, parqet tematike dhe një plazh që ofron një pamje shplodhëse përballë Adriatikut.

Verona

Qyteti i Romeo dhe Zhulietës, qyteti i dashurisë. Është e kotë të themi se duhet vizituar ballkoni i famshëm i çiftit më të njohur në botë dhe historisë së tyre që ka prekur shumë zemra. Në Verona gjithashtu mund të vizitoni “Arena di Verona” , një amfiteatër spektakolar i kohës romake. Një tjetër shembull i arkitekturës romake është edhe Kisha “San Zeno Maggiore”. Urat e Veronës janë diçka që nuk duhen humbur ashtu si sheshet e shumta. Kuzhina? Është shekullore dhe ndër më të mirat në Itali.

Ankona

Teatri i Muzave, një arkitekturë unike që ka një histori shumëshekullore. Gjithashtu duhen vizituar disa kisha mahnitëse dhe Muzeu Arkeologjik. Për të apasionuarit pas detit janë të shumta vendet që mund të vizitohe. Specialiteti kulinar është peshku dhe verërat e zonës që mbahen si më të mirat në Itali.

Firence

Ka aq shumë gjëra për të parë dhe shijuar në Firence sa do të na duhej një shkrim i tërë. Padyshim që “Duomo” dhe “Ponte Vecchio” duhen vizituar patjetër. Sa i përket ushqimit, Firence është e famshme për biftekun tradicional dhe një sërë pjatash të thjeshtë dhe bio.

Bari

Lungomarja e Barit mund të jetë një vend tejet shplodhësh për sytë dhe trupin. Një shëtitje nën ndriçimin e fenerëve, apo një gotë verë me pamje nga Adriatiku. Gjithashtu është i famshëm për një sërë ndërtimesh shekullore, Muzeun Arkeologjik etj.

Bologna

“Parco della Montagnola” është një ndër vendet më të vizituara të qytetit. Një qytet me një histori të hershme dhe arkitekturë si rrallë ndonjë qytet tjetër. “Libreria Coop Ambasciatori” është vendi perfekt për të lexuar dhe shijuar pjatat më të mira në qytet.

Trevizo

“Qyteti i ujit dhe i artit”. Kështu përshkruhet nga turistët ky qytet. Një emër që flet shumë për historinë e artit të këtij qyteti. Lumenjtë dhe urat e shumta do t’u çlodhin dhe do t’u bëjnë që mendja të udhëtojë në kohë. Si çdo qytet italian, kuzhina është një ndër pikat e forta./ BORDO

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF