Çfarë nuk dinit për Stefi Priftin 0 112

 

Janë të pandashëm në skenë, madje edhe në jetën e përditshme, por nëpërmjet kësaj interviste ne i kemi ndarë, si rrallëherë. Më i madhi i vëllezërve Prifti vjen në një intervsitë për BORDO. Cfarë nuk dinit për Stefi Priftin zbulojeni mes rreshtave të këtyre pyetjeve.

 

Pushime verore apo dimërore, det apo mal?

Deti është i bukur, por dhe mali ka bukurinë e vet, sidomos në dimër. Mendoj se shumica e njerëzve do përgjigjeshin njëlloj! Njeriu kështu është gatuar, i do të gjitha nga pak. Në fakt, kohët e fundit kam kuptuar se Endrit i pëlqen më tepër një vend me diell, si Florida, ma ka thënë vetë! Unë e kam pak më të vështirë një vend që ka vetëm behar, diell dhe det! Do preferoja një fshat nga Jugu i Shqipërisë.

Kush është për ty gëzimi më i madh?

Natyrisht, vajzat e mia Maria dhe Joana. Nëse me gëzimin do të lidhja ndjenjat, atëherë muzika! Me të shprehem, interpretoj, luaj, qaj dhe gezohem…

Këshilla më e mirë që ke marrë ndonjëherë?

Në përgjithësi kam pasur rolin e këshilltarit, mbase jeta qysh në fëmijëri erdhi kështu për mua! E vështirë dhe me përgjegjësi! Edukata dhe fryma që mamaja jonë na ka transmetuar dhe mënyra si jemi rritur, veç të tjerash këshillonte “simple man”. Vajzat e mia më thonë shpesh: “Babi mos u lodh shumë”.

Libri i preferuar?

Më pëlqen të lexoj edhe pse kohën nuk e kam në dispozicion. Kam qenë me fat kur u njoha me dashurinë time Marina, studente e shkëlqyer e Gjuhë-Letërsisë, më pas bashkëshortja ime, me master të vlerësuar maksimalisht dhe doktoraturë të përfunduar, por pa mundur të marrë titullin, nuk deshi Zoti (do bëj ç’është e mundur ta marrë pas vdekjes) dhe 28 vite me të në krah, librat ishin pjesë e jetës edhe sikur të mos i lexoja shumicën. Një libër që më ka lënë mbresa në adoleshencën time ka qenë ‘Tre shokët’.

Cilat janë cilësitë më të mira për të qenë i suksesshëm në industrinë e muzikës?

Kjo është një pyetje me shumë përgjigje! Do të preferoj të nisem nga pozitiviteti dhe mëshirimi madhor që muzika ka tek njeriu, për të dhënë këtë përgjigje. Talenti, vullneti dhe puna. Nëse ju e keni fjalën për gjininë e këngës dhe industrinë e saj, atëherë duhet të blesh sa më shumë shikues në youtube.

Rryma muzikore e preferuar?

Unë jam një njeri që vështirë të zgjedhë vetëm një rrymë në muzikë! Lindur në Korçë, studiuar muzikën klasike, violinist. Pasionant pas pop-rockut. Kam kulturën muzikore të dëgjoj xhazin, bluzin, pse jo të kërcej edhe hip-hopin e mirë.  Muzika është e pafundme dhe e shumëllojshme! Kur e ndjej një muzikë të bukur, nuk ka rëndësi rryma, vlerë merr ndjenja.

Kënga më e dashur e repertorit tuaj?

Nuk mund të bëj diferencime, kemi shumë këngë të bukura që transmetojnë gjendje dhe emocione të ndryshme.

Kush është personi me kritik ndaj jush?

Kohët e fundit ka qenë vajza ime e vogël, Joana.

Cila është gjëja që pëlqeni/nuk pëlqeni në punën tuaj si artist?

Më pëlqen shumë krijimtaria. Nuk më pëlqen që duhet të punojmë kaq shumë për të jetuar disi!

Momenti më i këndshëm që keni përjetuar gjatë performancës live?

Janë të shumta.

Sporti i preferuar?

Futbolli

Motoja e jetës?

Shëndeti, se të tjerat rregullohen…! Të jetoj në paqe dhe harmoni me veten dhe njerëzit. Diku i fshehur brenda meje. Suksesi.

Inspirimi dhe influenca më e madhe e juaja?

Inspirim ka qenë muzika. Influenca më e madhe në shpirtin tim Marina.

Fotoja e fundit e shkrepur në telefonin tuaj?

Mbase kjo që do të bëjmë të dy (qesh)

Gënjeshtra e fundit që keni thënë?

Ka shumë kohë…

Dobësia dhe pika e fortë?

Toleranca financiare. Karakteri im.

Nëse do të ishe për një javë në një moshe të caktuar, cilën do të zgjidhje?

Eh, çdo moshë ka bukurinë e vet. Mbase 20-30.

Plani më i afërt muzikor?

Një këngë me gjigantin Aleksander Gjoka.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *