KreuBusull

E paimgjinueshme: Balerinët nudo, audienca po ashtu!

Një shfaqje tërësisht nudo, ku përveç performuesve dhe audienca do të jetë nudo, po rrëmben titujt kryesorë në Australi. Ky shoë premton që do ta çojë audiencës në një botë intime ku arti takon kërcimin. Ky show, i quajtur Nude Live, do të mbahet në Art Gallery në New South Wales, në Sidnei. Me anë të këtij spektakli, pretendohet të demonstrohet një lidhje midis formës natyrale të njeriut dhe si trupi reagon ndaj njerëzve të tjerë dhe kulturave të ndryshme. Koreografia do të jetë nga Rafael Bonachela, ku balerinët profesionistë do të performojnë krahas skulpturave dhe pikturave të gjendur në muze. Ky show është menduar për një audiencë mbi 16 vjeç dhe veshja nuk është e lejuar. E gjitha audienca duhet të jetë e zhveshur dhe çmimet e biletave do të variojnë nga 60-65 dollarë. Do të ishit të gatshëm të ndiqnit një show, ku vetë ju duhet të ishit nudo?

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF