Ja kush është vajza që i rrëmbeu puthje Noizy-t

Ermal Mamaqi e prezantoi atë si fallxhore, por në fakt ajo është aktore, dhe jo vetëm e trupës së “Xing me Ermalin”. Ani Agushi, vajza që puthi Noizy-n në buzë arritë të realizojë atë që shumë femra shqiptare do të donin! Ajo i rrëmbbeu një puthje në buzë Noizyt, pasi e lidhi me litar. Sigurisht që kjo ishte e planifikuar, po aq sa edhe fjalët që aktorja tha.

“Kush është i fortë tani? Më thuaj që jam Boss”, iu drejtua ajo këngëtarit, dhe këto batuta shkaktuan të qeshura tek Ermali dhe publiku.

Nuk është e rastësishme as që Ani Agushi tha ato batuta. Kjo e fundit ka marrë pjesë në filmin shqiptar “Drejt fundit”, dhe Ermali herë pas herë ka bërë ironi me këto fraza dhe disa të tjera nga filmi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *