KreuFashion

Pijet alkoolike rrisin rrezikun ndaj kancerit

Një studim i fundit i publikuar në “British Medical Journal”, i pasqyruar edhe ne “The Huffington Post” konstaton se një pije alkooloke në ditë rrit rrezikun e kancerit , sidomos kancerit te gjirit tek grate.

“Vetëm një pijë në ditë mund të rrisë rrezikun për lloje të caktuara të kancerit,” thotë Dr Natalie Azar

“Konsumimi i një pijeje alkolike, rrit  rrezikun e kancerit te gjirit per grate dhe unë mendoj se ajo që është edhe më interesante është që ky studim vë në dyshim edhe atë që është konsideruar si konsum i moderuari alkoolit apo konsum i përditshëm i pranueshëm “- sipas Dr Azar.

Hulumtuesit shikuan të dhënat e marra  nga 136,000 burra dhe gra në studim, duke u marrë me sjelljet e tyre  dhe rezultatin e përgjithshëm për 30 vjet.

“Njerëzit që pinin alkool  rezultuan me prije më të lartë  për tu prekur nga kanceri. Për gratë,  shijimi i vetëm një pijeje alkoolike në ditë  rrit rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, mëlçisë, zorrëve, fytit, gojës, ezofagut dhe laringut.”-theksuan studiuesit.

“Ideja se alkooli është i lidhur me kancerin nuk  përbën asgjë të re”, thotë Azar. Nga ana tjetër , një tjetër gjë për t’u marrë parasysh e që nuk hidhet poshtë nga studiuesit është se një pije në ditë mbetet e mirë për sistemin kardiovaskular, për shëndetin e zemrës. 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF