Si është zbuluar shtatzënia e VIP-ave shqiptarë 0 31

Personazhet e njohur shqiptarë janë munduar që lajmin e shtatzënisë ta mbajnë të fshehtë por me vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale, vështirë se ja kanë dalë. Disa e kanë publikuar vetë të parët lajmin, ndërsa të tjerë u është dashur  dhe u ka mbetur thjesht ta konfirmojnë atë.

Megjithatë një moment kaq i veçantë në jetën e kujtdo nuk mund të kalojë pa u vënë re, ndaj ne risjellim edhe njëherë mënyrën se si VIP-at shqiptarë kanë zgjedhur të ndajnë me publikun atë moment.

Arbana Osmani

Prezantuesja e njohur e Top Channel surprizoi publikun kur e ftuar në emisionin e Mustafa Nanos “Jamais Vu” në shtator të 2014-ës, ndau me shikuesit lajmin se ishte shtatzënë dhe në pritje për tu bërë nënë për herë të parë.

“Është fat të bekohesh me një fëmijë. Unë po bekohem me një fëmijë sepse aktualisht jam shtatzënë. E kam menduar shtatzëninë si një periudhë shumë të bukur. Kemi vendosur ta mbajmë jashtë fokusit të punës sime, sepse unë do të shkëputem nga televizioni për ca kohë. Ndoshta një vit, dy vjet, akoma nuk e di. Unë do të tërhiqem sepse e kam vendosur dhe të gjithë drejtuesit janë treguar shumë të mirë me mua pasi më kanë kuptuar. Është një dhuratë që ia bëj vetes sepse unë kam punuar që në moshën 15-vjeçare”,- është shprehur ajo.

Arbana dhe bashkëshorti i saj Arditi u bënë prindër për herë të parë mëngjesin e 9 marsit të vitit 2015, duke mirëpritur në jetë djalin Jon.

Sara Hoxha

Ledion Liço zgjodhi që të ndante lajmin e gëzueshëm se shumë shpejt do të bëhej baba në rrjetin e tij social Instagram. Në foton të shkrepur në jaht, Ledioni shfaqej së bashku më partneren e tj, Sara Hoxha duke i puthur asaj barkun e në përshkrim shkruante: “Të lumtur ne të tre”. Ledioni dhe Sara u bënë  prindër për herë të parë të një djali të quajtur London Noor më 13 dhjetor të 2016-ës. Ndonëse vogëlushi erdhi në jetë pak më herët seç pritej ai gëzon shëndet të plotë.

Nora Istrefi

Ndonëse thashethemet për shtatzëninë e këngëtares Nora Istrefi kishin disa javë që kishin nisur të qarkullonin në portale, u desh mbrëmja e 24 nëntorit që Nora të shuante të gjitha spekullimet. Njoftimin këngëtarja e bëri publikisht dhe live në spektaklin “Dance With Me” ku ishte pjesë duke thënë: “Do të them diçka shumë të vërtetë dhe serioze sepse lajmi që unë do të bëhem nënë është i vërtetë, pres një bebe. Unë nuk dorëzohem, por lajmi që do të bëhem nënë është më i vlefshëm se çdo spektakël apo çmim. Andaj unë nuk dua të rrezikoj për asgjë”. Pas deklaratës, këngëtarja vendosi të tërhiqet nga gara e kërcimit.

Nora Istrefi dhe bashkëshorti Robert Berisha u bënë prindër për herë të parë paraditen e 16 majit 2015, duke mirëpritur në jetë vajzën Renne.

Linda Rama

Bashkëshortja e kryeministrit të vendit Edi Rama, Linda u përpoq ta mbante sekret lajmin e shtatzënisë por nuk ia doli. Do të ishte 17 shkurti data që do të ndizte zërat së çifti kryeministror po bekohej me një fëmijë 3 vite e gjysmë pas martesës. Në një ceremoni të organizuar në nder të festimeve të pavarësisë, Linda Rama pati një moment humbje ndjenjash duke u mbështetur instiktivisht në krahun e bashkëshortit. Ngjarja edhe pse zgjati pak sekonda nuk i shpëtoi fokusit të kamerës duke ngritur kështu hipotezat për një shtatzëni të mundshme. Lajmi më pas u konfirmua në muajin e katërt nga miq të çiftit. Linda dhe Edi Rama mirëpritën në jetë djalin e tyre Zaho më 25 korrik të 2014-ës.

Lorik Cana

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit bëri publik lajmin se bashkëshortja e tij ishte shtatënë në 23 prill të 2016-ës teksa ishte i ftuar në emisionin  “Kontrata” të Sonila Meços. “Fëmija është rrugës, shpresoj të mos lindë dotën e neshjes me Serbinë”,- u shpreh Loriku për lajmin e gëzueshëm duke lënë të nënkuptohet se Monika ishte në muajin e katërt të shtatzënisë. Çifti mirëpritën në jetë fëmijën ne tyre të parë, djalin Bojken më 23 shtator të vitit 2015.

Çiljeta Çilaga

Pavarësisht natyrës së saj të çiltër, Çiljeta zgjodhi që lajmin e shtatzënisë të mos e bënte publik. Do të ishin gaazetat dhe suplementet që do të shkruanin se këngëtarja ishtë në pritje të ëmbël në muajin e katërt. Bukuroshja e njohur e ekranit solli në jetë fëmijën e saj të parë Fernando, nga marrëdhënia me partnerin Tomas me origjinë latino-amerikane më 5 shkurt të vitit 2013, pesë minuta para ditëlindjes së saj.

Rudina Magjistari

Pavarësisht se zërat për një shtatzëni të mundshme të prezantueses Rudina Magjistari kishin nisur të qarkullonin, do të ishte vetë ajo që do të publikonte lajmin për fansat e saj. Në një postim në rrjetin social “Facebook” Magjistari shkruante: “Zakonisht lajme të tilla është vështirë t’i mbash për vete, ndaj dua të ndaj me ju këtë moment kaq të mrekullueshëm të jetës sime. Prezantuesja e pasditeve në Tv Klan dhe partneri i saj, kampioni i kick boksit Xhavit Bajramaj u bënë prindër për herë të parë të vajzës Mia më 30 tetor të 2015-ës.

Tuna

Këngëtarja nga Shkupi Altuna Sejdiu pavarësisht se zgjodhi ‘të izolohej’ në shtëpi në muajt e parë të shtatzënisë, prapë nuk ja doli ta mbante sekretin. Disa foto të shkrepura në Prishtinë mes këngëtares dhe partnerit të saj, Patris Berisha nisën spekullimet për shtatzëninë e saj. Megjithatë do të ishte pjesmarrja në “Kënga Magjike” ajo që do e shfaqte Tunën për herë të parë në publik pas lajmit, kësaj herë thjesht për ta konfirmuar. Ka qenë drejtuesi i spektaklit, Ardit Gjebrea i cili duke iu afruar barkut të Tunës u shpreh: “Po këtu po lëviz diçka, unë e ndjeva. Më gjuajti dhe me shkelm. Sa bukur është të dëgjosh një zemër të bukur tek lëviz aty brenda”. Tuna dhe Patrisi pritet të bëhen prin dër të një djali në fillim të muajit maj.

Suada Sherifi

Ish-mis Albania, Suada Sherifi kishte nisur të tregohej e kujdesshme me fotot që publikonte në rrjetet sociale për të mos shtuar dyshimet e shtatzënisë së parë. Megjithatë në qershor të 2016-ës do të ishte revistë “Who” ajo që do të publikonte për herë të parë lajmin e gëzuar. Suada dhe partneri i saj Eldi mirëpritën në jetë vogëlushen Deizi më 15 shtator të 2016-ës.

Miriam Cani

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një dnër çiftet më të preferuar të publikut shqiptarë, ndaj dhe një lajm i tillë pritej me padurim nga fansat. Në një mbrëmjet e talent shoë-t “X Factor Albania” do të ishte kantautori Alban Skënderaj I cili do të rrëmbente mikrofonin dhe gjithë vëmendjen për të deklaruar se: “Prej pak kohësh në juri është edhe një pjestar tjetër, pasi Miriami dhe unë do të bëhemi prindër”. Kaq ka mjaftuar që komplet salla të shpërthej në ovacione e që urimet për çiftin të merrnin udhë. Kështu ndonëse Miriami nuk e veshi fustanin e badrhë, ajo dhe Albani pas 8 vitesh lidhje u bekuan me ardhjen në jetë të vajzës Amelie më 28 nëntor të 2015-ës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *