Cili qytet në botë është më i shtrenjti dhe më i liri për një mbrëmje romatike?

Ku është më pak e kushtueshme për të ftuar personin e zemërs për një darkë çift? Institucioni i famshëm financiar Deutsche Bank ka vendosur të bëjë një analizë në këtë drejtim. Verdikti?

Nëse kërkoni t’i ofroni personit të zemërs diçka shumë luksoze ku të shkundni mirë xhepat, sepse ai/ajo e meriton, atëherë drejtohuni për nga Zyrihu, Osle ose në vendin ku lind Dielli, në Tokio. Këto janë tre qytetet më të shtrenjta për të kaluar një darkë çift, me një mesatare shpenzimesh që llogaritet respektivisht 178 euro, 149 euro dhe 148 euro.

Por nëse kërkoni një romantizëm kursimtar, sepse rëndësi ka personi, por që të jeni në një vend me një atmosferë ndryshe nga e zakonshmja atëherë mund të shkoni në Manila, Xhakarta apo Kuala Lumpur. Një darkë çift do ju kushtojë mesatarisht 35, 38 dhe 40 euro. Ndërsa qyteti më romantik në botë, Parisi renditet në vend të 17 me një mesatare prej 107 eurosh.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *