KreuCelebrity

Flokë të prerë (shumë) shkurt? Për këta yje nuk ka qenë problem

Thonë që “flokët janë gjysma e bukurisë së femrës”. Për këtë arsye, sa herë duam të bëjmë një ndryshim në mënyrën se si dukemi, e nisim fillimisht nga flokët. Lyerja apo prerja e tyre, jo gjithmonë bëjnë diferencën, pasi frika e ndërrimit të mëndjes, vetëm një orë pasi kemi dalë nga parukeria, është ajo që na pengon të marim një iniciativë më tepër. Por, jo të gjithë e mendojnë kaq gjatë. Personazhe rebele, si Kristen Stewart, Katy Perry apo modelet Ruth Bell dhe Adowah Aboah, janë  vetëm disa nga të famshmet, të cilat u mërzitën nga flokët e gjatë dhe vendosën të kenë një stil krejt të veçantë. Pra, nëse po mendoni t’I jepni vetes një pamje të re, mund të inspiroheni nga fotot në galeri. Natyrisht, ndoshta zgjedhja juaj nuk do të jetë aq ekstreme, por mos harroni: prerja shkurt e flokëve nuk është aq e nënvlerësuar sa duket.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF