Kush e pengon çiftin Ermal-Ami?

View Gallery
2 Photos
Kush e pengon çiftin Ermal-Ami?
Ermali dhe Ami

Kush e pengon çiftin Ermal-Ami?
Postimi në Instagram

Ata janë një nga çiftet më simpatikë dhe më afatgjatë mes te famshmëve shqiptarë. Secili të angazhuar në aktivitete personale, Ami dhe Ermali nuk pengohen nga puna e tyre për të qenë bashkë. Por, është dikush, që nuk e lë çiftin të shijojë sa duhet kohën e lirë. Në llogarinë e tij në Instagram, humoristi, e njëkohësisht moderatori, ka postuar një foto, ku shihet bashkë me Amin, në një nga pub-et e Tiranës. Poshtë postimit, ai shkruan: “Ja dolem iher, se kishim harru. Vetem pune, shpi, djali. Pastaj djali, shpi, pune. Pastaj djali djali djali djali” Me një batutë të tillë, Ermali na kujton përgjegjësinë e të qenurit prind dhe kohën që të merr fëmija nga jeta e përditshme. Komentet dhe pëlqimet kanë qenë të shumta, duke qenë se këtë herë notat e humorit lidheshin drejtpërdrejt me çiftin. Epo, shpresojmë që Amin dhe Ermalin t’i shohim më shpesh duke u argëtuar e të shpresojmë që me rritjen e djalit, të kenë më shumë kohë të lirë.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.