Këngëtares shqiptare i zbulohet lidhja e fshehtë!

Pak ditë më parë ajo ka festuar ditëlindjen e saj të 25-të por deri më tani, sa i përket jetës së saj private ajo është treguar tejet diskrete. Asnjë lidhje, romance, apo flirt nuk është zbuluar për Kejsi Tolën. Ndoshta nuk ka patur në të vërtetë, apo ndoshta Kejsi është treguar aq e kujdesshme sa për të fshehur gjithçka nga jeta e saj private. Por duket së fundmi edhe Kejsi e ka gjetur gjysmën e  saj, të paktën këtë na kanë lënë të kuptojmë ‘dy pëmllumbat’ përmes komenteve që i kanë bërë njëri-tjetrit në rrjetet sociale. Djali që mesa duket i ka rrëmbuer zemrën Kejsit është gjithashtu artist dhe quhet Branimir Agovi dhe studion në Vjenë. Kishte ardhur momenti që edhe Kejsi të gjente gjysmën e saj, apo jo!

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *