KreuCelebrity

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta, dasmë në horizont?

Monika Kryemadhi është bërë tejet aktive kohët e fundit në rrjetet sociale. Në një video të postuar në facebook, në të cilën bashkëshorti i saj Ilir Meta po kërcente në një dasmë, Kryemadhi teksa uron çiftin për martesën, duket se bëri edhe një paralajmërim për një dasmë të mundshme mes saj dhe Ilir Metës, duke qenë se ata ende nuk e kanë bërë një ceremoni të tillë. “Këtij çifti të ri, i uroj të trashëgohen. Por meqë nuk kam bërë dasmë vetë dhe u ndjeva pak xheloze për kërcimin e Ilirit, them t’ia jap shansin të kërceje edhe me mua, nëse bëjmë edhe ne një dasmë tradicionale”, shkruan Monika krahas videos. Nuk e dimë nëse ka diçka të vërtetë në këtë ‘paralajmërim’ që bën Mona, por pse jo, bukur do të ishte një dasmë e presidentit të Shqipërisë dhe Zonjës së parë të vendit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF