Monika Kryemadhi rrëfen motivimin e saj dhe nuk mund të ishte më i ëmbël!

Tashmë në kohë fushate, dita e saj është e mbushur me takime në secilin skaj të Shqipërisë. Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi krahas rolit të saj si nënë e si grua, ka edhe angazhimet politike, duke bërë që shumë prej nesh të pyesin se si mundet një grua të gjejë kohën për të gjitha këto. Por duket se Kryemadhi e ka një përgjigje për këtë pyetje. Nëpërmjet një postimi në facebook ajo ka ndarë me ne se cili është burimi i energjisë dhe motivimi që merr për të përballuar orët e lodhshme të ditës intensive. “A ka burim më të madh energjie, se përrqafimi i Erës, para se të niset për në shkolle? Ajo më mbush me dritë dhe dashuri, për të përballuar ditë të mira dhe të vështira. Dhe për këtë fëmijët meritojnë më të mirën”, ka shkruar Monika në facebook, teksa ndan një foto tejet të ëmbël me më të voglën e familjes. 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *