A mund ta imagjinoni me kë është fejuar Adriana Lima?!

Supermodelet kanë një përparësi dhe problem të vetëm: sytë e publikut janë të kthyer gjithmonë nga ato! Për këtë arsye, fotot e tyre shihen me detaje, për të zbuluar më tepër nga jeta private e profesionale të secilës. Këtë herë, një nga femrat më të bukura të botës së pasarelave, ka vendosur të na surprizojë. Bëhet fjalë për Adriana Limën, e cila ka postuar në rrjetet sociale një selfie, ku shihet me një unazë fejese në gisht…Ndoshta po pyesni veten, si ka mundësi, që nuk kemi dëgjuar asgjë lidhur me të fejuarin e saj. Epo, nuk është faji ynë, pasi modelja ka deklaruar se është fejuar me veten! Po, e lexuat mirë. Unaza e zbukuruar me gurë të çmuar do të ishte ëndrra e shumë vajzave, për ta marrë si dhuratë, gjatë gjestit të propozimit nga mashkulli që dashurojnë. Por, Adriana, duket se e do veten aq shumë, e të ndihet mjaft e plotësuar me dy fëmijët e saj, saqë të marri një vendim të tillë. Në të tilla raste, zakonisht themi “Të trashëgohen” (?!). Klikoni në galeri për postimin e plotë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *