Ermali surprizon sërish me të ftuarin e rradhës në emisionin e tij!

Tashmë jemi mësuar me të ftuarit special në ‘Xing me Ermalin’. Përpos personazheve më në zë të artit, ata që surprizojnë më së shumti janë figurat e politikanëve. Ndoshta, serioziteti që i karakterizon apo personaliteti që tregojnë nën petkun e të qenurit tejet zyrtarë, na bën që të presim me padurim shfaqjen e një ane krejt ndryshe të tyre. I tillë është formati i emisionit të Ermal Mamaqit, ku pyetjet e moderatorit kanë tendencën të zbulojnë jetën e VIP-ave, kur janë larg vëmendjes së publikut. Për shkak se, gjatë një pjese të emisionit, të ftuarit i drejtohen pyetjet e bërë nga fansat në rrjetet sociale, Mamaqi detyrimisht lajmëron një apo dy javë më parë, se cili do të jetë personazhi i rradhës në fundjavat në vijim. Këtë herë, ai i cili do të tërheqi vëmendjen do të jetë kryeministri i vendit, Edi Rama. Nuk e dimë ende se çfarë do të zbulojmë më tepër nga jeta e tij personale, por një gjë është e sigurt: pyetjet nga më komiket kanë filluar të drejtohen për të, në Instagram dhe jo vetëm. Në galeri do të gjeni postimin e plotë të Ermalit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *