Lori dhe Armina sjellin “Guns N’ Roses” në qytet

Ato janë të njohura jo vetëm për emrat e famshëm që qendrojnë pas tyre, por edhe për mënyrën e të treguarit stil, në çdo moment. Me rrjetet sociale të mbushura më paraqitje nga më të shumëllojshmet, Armina Mevlani dhe Lori Hoxha janë gjithmonë në qendër të vëmendjes, kur vjen puna tek stili dhe trendet më të fundit të modës. Armina është një fanse e deklaruar e muzikës rock, dhe këtë e kemi mësuar më tëpër nga videot në My Story, ku në sfond dëgjohen këngë të këtij lloji. Duke u nisur nga kjo, nuk habitemi kur shohim blogeren, me një paraqitje të inspiruar nga arti i David Bowie (si përshembull, bluza në të cilën qendronte shkrimi “Rebel, rebel”). Përsa i përket Lorit, nuk kemi ndonjë informacion të saktë lidhur me zhanrin e saj të preferuar të muzikës, por diçka është e sigurt: nuk është aspak problem për të, nëse vesh diçka me logon e grupit “Guns N’ Roses” të stamposur. Të njejtin model disponon edhe Armina, e cila e ka kombinuar këtë bluzë, me streçe dhe atlete, ndryshe nga Lori, që ka preferuar xhinset me shtrat të lartë e me një prerje të çrregullt në fund. Duke qenë se, secila e ka postuar foton përkatëse me një diferencë kohe të shkurter nga njëra-tjetra, mund të themi se, ndoshta kjo qenka periudha e duhur, për pak frymë të viteve ’80. Sipas mendimit tuaj, cila nga vajzat e sjell më mirë këtë paraqitje? Klikoni në galeri për të bërë zgjedhjen tuaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *