Mbani veten: Elvana Gjata sapo ia doli! 0 236

Është data 14, për të gjithë ju që iu ka rrëmbyer rutina e përditshmërisë. Hidhini një sy Facebook-ut, sepse Elvana Gjata sapo publikoi klipin dhe këngën më të re. Çfarë kap syri më shpejt, është emri i bashkangjitur titullit: (prodhuar nga) David Guetta! Po, e lexuat mirë. Klipi është në kufijtë e minimalizmit, me Elvanën të vetmin personazh, e një kalë që bëhet pjesë për pak sekonda, gjatë gati 3 minutave. Fraza të tipit “Mos e harro udhëtimin tonë”, “Mos harro çfarë kemi kaluar bashkë”, të cilat u panë në Instagramin e Elvanës para disa muajsh, u komentuan nga shumë portale si një thirrje e bërë ndaj Flor Mumajesit apo menaxherit të saj. Epo, tani zbulohet e vërteta, sepse këto janë thjesht disa nga vargjet e këngës. Duke i uruar Elvanës suksese e projekte të mëtejshme, më poshtë ju paraqesim klipin e publikuar nga vetë artistja në rrjetet sociale. Ndani mendimin tuaj me ne: e prisnit një projekt të këtij lloji?



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *