Modelet që i thanë jo Photoshop-it

Së fundi po preferohet gjithnjë e më shumë trendi i të paraqiturit në një mënyrë sa më natyrale, është bërë një domosdoshmëri për t’u ndjerë mirë me veten. Që nga tendenca e make up-it nude, natyral e që nuk bie shumë në sy, tek shmangia e filtrave të Instagramit, ushqyerja në mënyrë të shëndetshme dhe mbrojtja e mjedisit.

Dëshira për të qenë sa më pranë reales ka qenë e pranishme edhe te yjet e famshme dhe modelet, të cilat kanë filluar të luftojnë ndaj photoshop-it dhe retouch-it duke deklaruar se efektet e tyre të ekzagjeruara i tregojnë të shtëmbëruara ndaj realitetit. Madje kjo tendencë i ka nënshtruar modelet ndaj kirurgjisë kozmetike. Yjet kanë ndjekur shembullin e modeles e cila nuk ka turp prej formave të saj të lakuara, Ashley Graham. Ajo nuk trembet prej celulitit dhe masës XL dhe është pjesë e lëvizjës që i tha jo publikisht  photoshop-it për të shmangur pasigurinë që mund t’i krijohet vajzave në jetën reale.

Në galeri keni gjithë yjet të cilat kanë preferuar t’i thonë jo photoshop-it.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *