KreuFashion

Çantat Disney që do t’ju dhurojnë vetëm buzëqeshje

Dëshironi diçka ndryshe për veshjen tuaj? Po sikur t’ju rikthejmë pas në kohë, pikërisht në periudhën e fëmijërisë? Mos u habisni, pasi është plotësisht e mundur që disa nga personazhet e preferuar të filmave vizatimorë, të shndërrohen në miniçanta për ju. “E Bukura dhe Bisha” e “Sirena e Vogël” do t’ju dhurojnë disa nga figurat më simpatike e të dashura për të gjithë, që jo vetëm do t’i shtojnë ngjyrat veshjes tuaj, por do t’ju japin një pamje tejet fëminore. Së shpejti, personazhet e “Borëbardha dhe 7 xhuxhat” do të dizenjohen në po të njejtin aksesor, e kështu do të vijohet me të gjithë prodhimet e Disney. Çantat nuk kushtojnë aq shumë sa e mendoni – çmimi i tyre varion nga £35 deri në £50. Jo keq për diçka që do t’ju rikthejë buzëqeshjen, apo jo? Klikoni në galeri e do të shihni sa shpejt do të dëshironi të keni të gjithë koleksionin!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF