KreuCelebrity

As Rita nuk i rezistoi dot…

Këngëtarja Rita Ora po vazhdon të prezantojë klipin e këngës së saj të fundit ‘Your song’ nëpër radiot më të famshme. Pas Britanisë, tani ajo ka shkuar në një tjetër shtet, a e dini se ku? Ajo na ka treguar përmes profilit të saj Instagram se është prej disa ditësh në Gjermani! Por, përveç muzikës, Rita po shijon edhe vendet më të bukura të qyteteve që po viziton. Këngëtarja e hitit ‘Your song’ ka shkuar të vizitojë urën e famshme të dashurisë në Cologne. Aty shkojnë çdo ditë me qindra turistë. Çiftet shkojnë të kyçin me dry dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, të betohen për dashuri të përjetshme e më pas hedhin çelsin nga ura. Në këtë vend, kjo traditë ka nisur në vitin 2008-të dhe tani aty numërohen më shumë se 40.000 drynë.

Mos vallë ka vepruar kështu edhe bukuroshja Ora? Ajo ka pozuar pikërisht aty dhe është shprehur se ka kaluar një ditë të bukur te ura e dashurisë.

Meqë Rita vazhdon të festojë suksesin e hitit të fundit, urojmë që vizita te kjo urë t’i sjellë asaj sa më shumë fat në dashuri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF