Ja si dukeshin bikinit e para!

Ditët e para të korrikut sollën me vete dhe Ditën Ndërkombëtare të Bikinit, e për hir të kësaj është koha të rikthehemi tek modeli i parë i bikinive, i cili daton më 1946. Dizenjuar nga Louis Reard, kostumi i plazhit u vesh fillimisht nga Micheline Bernardini, një vallëtare e këcimeve nudo, e cila në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç. Me shumë vështirësi, Reard më në fund arriti të gjente Micheline-n, të vetmen vullnetare për t’u punësuar në një iniciativë të tillë. E pozicionuar buzë një pishine, natyrisht që paraqitja e modeles u cilësua si skandaloze. Tejet i guximshëm, dizanjeri francez krijoi një model ektravagant, më të hapura seç duhet në anë tek pjesa e poshtme, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, duke qenë se deri në atë kohë, femrat ishin mësuar të vishnin vetëm kostume ‘body’, mundësisht pa ekspozim të tepërt të trupit. Copa e këtyre bikini ishte prodhim fabrike, me copa gazete të stamposura. E si për ironi, Reard thuhet se i ka quatur Bikini Atoll, ky i fundit vend në ishujt Marshall, ku është testuar bomba atomike. Ç’mund të presësh tjetër nga një francez? Në galeri do të gjeni modelin e përshkruar më lartë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *