Brenda shtëpisë 13 milion dollarëshe e Huntington-Whiteley dhe Statham

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason Statham janë prindërit më të rinj në Hollywood. Me ardhjen e djalit të parë në jetë, prona 13 milion dollarëshe e çiftit ka marrë akoma dhe më shumë vlerë. E pozicionuar në Beverly Hills, vila u ble nga aktorët në 2015, dhe sipas burimeve, pagesa për të është ndarë përgjysëm. Shkak u bë pesë vjetori i lidhjes së tyre, kohë pas së cilës pasoi fejesa, e gjithë çka dihet në vijim. Çfarë bie në sy është moderniteti elegant i vilës, e cila dallohet për mbizotërimin e materialit të drurit në shumicën e ambjenteve, oborreve rrethuese, si dhe pamjen përrallorë që ofron. E përbërë nga pesë dhoma gjumi, tetë banjo, një garazhd makinash tetë-vendësh e një pishinë, kjo shtëpi duket sikur është ndërtuar posaçërisht për ish-modelen e Victoria’s Secret. Kjo është prona e parë, dhe momentalisht e vetme e çiftit hollivudianë, që priten t’i hedhin ‘grepat’ në një tjetër vend, siç e do zakoni i të famshmëve. Në galeri do të gjeni disa nga pamjet e kësaj vile mahnitëse. Kot s’i thonë: jetë Hollywood-i!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *