KreuCelebrity

Festa e beqarisë e Orinda Hutës është thjesht…perfekte!

Pas një kohe të gjatë lidhje e fejese, kishte ardhur koha që Orinda Huta e Turjan Hyska të vendosnin për ceremoninë martesore. E kur ka të tilla raste, publiku nga jashtë ndihet po aq i privilegjuar sa të pranishmit në ceremoni, për aq kohë sa sheh aq sa mundet në fotot e publikuara.

Siç e do zakoni, Orinda ka mbledhur grupin e mikeshave të ngushta e të afërmeve, për të festuar ditët e fundit të beqarisë. Festa është organizuar në bregdet, nën shoqërinë e dekorit të bardhë, e veshjeve të vajzave me po të njejtën ngjyrë. Mesa duket, Orinda ka vendosur të shfaqë pak nga ana romantike e karakterit, pasi atmosfera të përcjell padyshim një ndjesi të tillë.

Me një vello në kokë, Huta i ka dhënë një kuptim ndryshe festës së beqarisë, për të cilën nuk ka lënë pa falenderuar të pranishmet. “E bekuar! Festa më e bukur. Nuk do të kisha kërkuar tjetër”, ka shkruar këngëtarja, që i ka dedikuar edhe disa fjalë prekëse të motrës: “Sepse ajo është gjithmonë aty për mua. Dhe lum kush ka motra. Krahë për krahë, ose me milje të tëra larg, motrat janë të lidhura në zemër.”

E tani, me padurim presim dasmën, që duke u nisur nga festa e beqarisë, nuk kemi dyshime që do të jetë edhe më e bukur se kaq. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF