KreuCelebrity

Familja mbretërore na e rrëmbeu sërish zemrën!

Princi   William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton sapo kanë filluar turin e tyre mbretëror. E veçanta është se kësaj here ata shoqërohen edhe prej fëmijëve, George 3-vjeçar dhe e vogla Charlotte vetem 2 vjeç.

Ky tur 5-ditor ka filluar me Poloninë, e më pas ata do të shkojnë drejt Gjermanisë. Sot, familja mbretërore britanike sapo mbërriti në Varshavë. Prici George, i veshur me këmishë e pantallona të shkurtra xhinsi, ka zbritur me të atin William dhe ka parakaluar me të në tapetin e kuq të miresëardhjes. Duket se që të dy kanë shkëmbyer disa fjalë më njëri-tjetrin. Ndërsa  princesha Charlotte, veshur me një fustan me printe lulesh të kuqe, të kombinuar me çorape të bardha dhe pupa po të kuqe, ka preferuar të qëndrojë në krahët e dukeshës Middleton. Kate, si gjithmonë e buzëqeshur, dukej mahnitëse me të bardha.

Kësaj here, vëmendja e të gjithëve ishte jo tek çifti i mrekullueshëm, por tek fëmijët e tyre. Princesha Charlotte duket se do të ketë aftësi të zhvilluara diplomatike në të ardhmen! 2-vjeçarja që tani u jepte dorën zotërinjve që e përshëndesnin duke i uruar mirëseardhjen!

Të gjitha fotot e mbërritjes së familjes mbretërore  në Varshavë i gjeni në galeri!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF