Jennifer Lopez: 20 paraqitjet më bombastike të artistes 0 209

Është në prag të 50-tave, por format e saj fizike mbeten më të dëshirueshmet për këdo. Pa asnjë dallim nga njëzetë vite më parë, Jennifer Lopez është një figurë gjithnjë e më e preferuar për publikun. Me shumë energji dhe ekspresivitet në skenë, J-Lo ka arritur të shënojë disa momente kyçe me paraqitjet në tapetin e kuq.

Fustani i Versace ishte më i bujshmi, i klasifikuar si ndër më skandalozët përsa i përket opinionit publik, si dhe i cilësuar si një model i suksesshëm i kësaj firme. Ishin fillimet e viteve ’90, kur këngëtarja kishte një paraqitje tipike prej ‘Jenny from the block’. Funde ose pantallona të gjata, bluzë me prerje sipër kërthizës: ishin këto shenjat e para që vinin nga Lopez, që më vonë do të shndërrohej në një ikonë mode seksi. Duke qenë se karakteristikë e saj janë vithet dhe kofshët e plota, J-Lo nuk ka nguruar kurrë t’i ekspozojë sa dhe si duhet këto pjesë të trupit. Veshur me të ngushta apo me (shumë) të shkurtra, artistja do të mbetet gjithmonë idhulli i shumë femrave e meshkujve. Në galeri do të gjeni 20 paraqitjet më bombastike të saj, që thjesht…do t’ju lënë pa frymë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *