Kylie Jenner vë në lojë familjen me këtë truk!

Kylie Jenner, njera prej vajzave të klanit të famshëm Kardashian-Jenner ia ka dalë të vërë në lojë të gjithë familjen e saj! As ju nuk do t’i vinit faj mamit Kris, apo jo?

Madame Tussauds, e famshme për realizimin  e skulpturave të saj prej dylli të personazheve më të famshëm të showbizit ka realizuar së fundmi edhe një skulpturë të Kylie Jenner. Ajo ka zgjedhur të risjellë paraqitjen e Kylie-t në eventin Met Gala 2016-të, me një fustan të argjendtë nga Balmain. Kjo statujë dylli e cila kushon 350, 000 $ mban të veshur fustanin e vërtetë të Kylie-t në mbrëmjen e Met Gala.

Kylie i ka bërë një telefonatë në FaceTime familjes së saj për t’i prezantuar këtë risi dhe ka përfituar pasi asnjë nga klani Kardashian-Jenner nuk ishte në dijeni për realizimin e kësaj statuje dhe ka pozuar pranë saj.  Ajo ka përdorur dhe filtrin e qenushit për t’i ngatërruar ata edhe më shumë. Pas një hutimi, është zbuluar se cila është Kylie e vërtetë dhe cila është statuja, sepse ajo nuk do të vishte kurrë një fustan dy herë!

Janë si dy pika ujë, bravo për realizimin Madame Tussauds! Po ju e dalloni dot cila prej tyre është Kylie?

 



Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *