Melania Trump do të takohet e vetme me Princ Harry-n…!

E kemi parë deri më tani vetëm nën shoqërinë e bashkëshortit, por mesa duket koha që Melania të udhëtojë e vetme po afron. Zonja e Parë amerikane do të vizitojë Toronton në shtator të këtij viti, e kjo nuk është e gjitha.

Mendohet se znj. Trump do të takojë Princ Harry-n, gjatë zhvillimit të ‘Invictus Games’, një kompeticion sportiv për ushtarët e dëmtuar. Vitin e shkuar, Harry bashkoi forcat me Michelle Obama lidhur me këtë event, e këtë herë është rradha e Melania-s të jetë pjesëmarrëse ndër rradhët e të ftuarve. Ndonëse Zonja e Parë amerikane do të shfaqet e vetme në këtë organizim, nuk mund të themi me siguri nëse e njejta gjë do të ndodhë edhe për Princin.

Nuk është aspak çudi, nëse e dashura e tij, Meghan Markle, të jetë shoqëruesja e Harry-t, duke qenë dhe se Toronto është vendlindja e saj. A do të takohet dhe Markle me Trump? Sa entuziast do të jetë pjesëtari i pallatit mbretëror për një takim të tillë? Të gjitha mbeten për t’u parë për më pak se dy muaj, edhe pse aludimet për dështimin e këtij takimi kanë filluar që tani…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *