KreuFashion

Ky koleksion prej argjendi do të jetë gjithë çka do të dëshironi këtë vjeshtë!

Folëm dje për bizhuteritë e arit, dhe ju sugjeruam modelet më të përshtatshme për këtë stinë. Sot, ju prezantojmë me një koleksion të tërë ngjyrë argjendi, që do të bëjë për vete adhuruesit e kësaj ngjyre.

Çizme, syze dielli, byzylykë, varëse, unaza, sandale – gjithëçka ofrohet në gri, për të bërë të dukeni sa më shik, në stinën që i paraprin të ftohtit të dimrit. Emrat më të njohur, si: Gucci, Calvin Klein, Chanel etj, ju sjellin aksesorët më shkëlqyes, të cilët do të dëshironi t’i keni pjesë të koleksionit tuaj personal. Prezantuar me  foto mahnitëse në bardh e zi, ju sigurojmë që do të dashuroheni me këto krijime të firmave të mëdha. Klikoni në galeri për më tepër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF