Filmi i mbrëmjes? “Brazil” i Terry Gilliam!

Vapë? Monotoni? Jeni kthyer nga pushimet ose nuk keni ikur ende? Askush nuk është i lirë për një xhiro në qytet? Zgjidhja më e mirë në këtë rast është të shkarkoni një film dhe ta shihni VETËM NËN SHOQËRINË TUAJ! Jemi koshientë që zgjedhja në këtë rast nuk është aspak e lehtë, kështu që po ju sugjerojmë filmin e kësaj mbrëmje.

Nëse doni të argëtoheni, por njëkohësisht kërkoni të shihni përtej kësaj, ne ju premtojmë që “Brazil” duhet të jetë prioriteti juaj në këto orë të vona. Humori i hollë i Terry Gilliam përshkruan situatën politike, ekonomike e sociale të shoqërisë së sotme, edhe pse filmi është realizuar në 1980. Fryma e Kafkës dhe Orwellit ndjehen në çdo sekondë që kalon, ndërsa imagjinata e Gilliam për krijimin e ambjenteve sa abstrakte, aq dhe futuriste, bëjnë të përfshihesh kokë e këmbë në “Brazil”. Që nga kontrolli i shtetit, e deri tek operacionet plastike, regjisori përshkruan të gjithë çmendurinë e një njerëzimi konsumator, në çdo aspekt të jetës. Për të mos ju zbuluar detaje më të rëndësishme, ju ftojmë të shikoni një nga kryeveprat e kinemasë, shumë lehtë të lexueshme, aq dhe shumë të vështirë për t’u realizuar.



No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.