Komentonte bukuroshet, ja si e pëson  Ermali nga Iliri dhe Blerimi!

Aktori dhe prezantuesi i programit  “Xing me Ermalin” Ermal Mamaqi njihet për natyrën e tij humoristike dhe batutat gjithmonë të goditura. Së fundmi komentet e tij nëpër profilet e bukurosheve në Instagram u bënë mjaft virale.

I mbani mend komentet e tij epike, apo jo? I komentoi bashkëshortes Amit “Kujdes içik aty ti zonjë se të ka dalë shala” dhe Anxhela Martinit “Anxhela të ëshët plasur qeni ne tokë…mbaje pranë, njeri është edhe ai.”, tek fotoja e Elvana Gjatës “Hidhi te koshi ato facoleta dhe çoje te lavamani filxhanin se më plase. Sa lava. Ti prapë ma bën rrëmujë.”  Këto komente shkaktuan mjaft të qeshura. Epo tani është radha e kolegëve që t’i nxjerrin të palarat Ermalit. Balerini i njohur Ilir Shaqiri i ka lënë një koment Ermalit te një foto me përshkrimin “Sa shpend i bukur është levreku” me këngëtarin Dashnor Diko ku të dy mbajnë peshq në duar. Ja ç’i shkruan Iliri: “Pir** pir**, ti ke kap veç foton, pëllumbat i ka kap xhaxhi”. Ermali i kundërpërgjigjet balerinit duke e quajtur xheloz.

Edhe gjatë ditës së sotme, Ermali ka lënë një koment të menjëhershëm në foton e fundit që ka postuar aktori Blerim Destani duke pozuar romantik me një lule në dorë dhe duket se po ja zgjat dikujt. “Rrofsh Blerim, na vure në siklet tani. Nuk kishe pse”. E dini si i përgjigjet aktori Ermalit? “Eh, ndryshe nuk kuptoni ju”

Te jetë vënë vallë në siklet Ermali nga komentet e miqve të tij? Apo do të vazhdojë lojën e komenteve sërish?

 

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *