Sonila Velja, makeup artistja shqiptare e VIP-ave italianë!

View Gallery
14 Photos

Tashmë, jemi mësuar me idenë se emrat e talenteve shqiptare shpalosen në vende të ndryshme të botës, duke na bërë të ndihemi krenarë për ta. Jemi mësuar të dëgjojmë personazhe të fushës së artit, si në muzikë, aktrim apo pikturë, ashtu sikurse nuk kanë qenë të pakët figurat prezantuese në sporte (me medalje pafund e ҫmime të kësaj natyre). Këtë herë, ju prezantojmë me një tjetër artiste, e cila edhe pse shqiptare, aftësitë e saj i shpërfaq në një tjetër vend, shumë pranë tonit, aty ku zë fill një histori e tërë arti e kulture…

Sonila Velja është një grimiere ndryshe nga të tjerat, e kjo falë punës e personazheve me të cilët punon. Edhe pse nuk e kishim dëgjuar më parë emrin e saj, kjo vjen si pasojë e një pakujdesie të treguar nga ana jonë, e jo e kundërta. Revista italiane “Spettacolo” i ka dedikur pothuajse një faqe të tërë vetëm artistes së makeup-it, duke zbuluar kështu talentin e saj pikërisht në këtë fushë sa të zakonshme në dukje, aq dhe të vështirë e unike në të njejtën kohë. Veҫantia e Sonilës? Ҫdo vit prezente në eventet e San Remo, Festival di Venezia, Miss Italia, Coca Cola Summer Festival, ashtu sikurse grimiere në disa prej emisioneve më të rëndësishme në Rai – si mund të na shpëtonte një personazh i tillë? E mahnitshmja Monica Belluci, Laura Pausini, Eros Ramazzoti, Alessandra Amoroso, Emma Marrone, Heather Parisi, ashtu sikurse dhe një tjetër krenari e jona, Ermal Meta, janë vetëm disa nga emrat në listën e gjatë të shumë personazheve të tjerë, të cilët janë grimuar nga duart e arta të Sonila Veljas. E pranishme në organizimet më të rëndësishme italiane, kjo shqiptare po prezanton ҫdo ditë e më shumë më së miri origjinën e vendit tonë, duke na bërë të ndihemi akoma dhe më krenarë për talentet shqiptare kudo nëpër botë. Bravo, Sonila! Në galeri do të gjeni disa imazhe të grimieres dhe VIP-ave italianë.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.