Beyonce deklaron: “Do të bëj gjithçka për Texas-in!

 

Beyonce 35 vjeçare, ka lindur dhe është rritur në Houston dhe nuk mund të lejojë urraganin Harvey qytetin që ajo e do aq shumë. Këngëtarja ka lëshuar një deklaratë ku thotë, se ajo po bën gjithçka mundet, për t’ju ardhur në ndihmë më shumë se 30,000 njerëzve të prekur nga Uragani Harvey.

Burime pranë këngëtares thonë: “Beyonce ndihet e shkatërruar shpirtërisht nga dëmet që ka shkaktuar në Texas uragani Harvey. Ajo ka premtuar se do të bëjë gjithçka mundet për t’ju ardhur në ndihmë njerëzve të mirë të Houston-it. Beyonce po e ndjek situatën nga afër dhe është e dërrmuar nga imazhet shkatërruese të përmbytjes, ajo gjithashtu ka kërkuar të bëhet pjesë e nismave në ndihmë të Taxas-it”. Amerikanët s’mund të mos krenohen me reagimin e jashtëzakonshëm të Beyonce-s kundrejt katastrofës dhe ajo ëshë vetëm një prej shumë personazheve të njohur – përfshirë këtu Kim Kardashian, Kevin Hart, Chris Brown dhe Coldplay – që po bëjnë gjithçka për të ardhur në ndihmë njerëzve gjatë kësaj krize kombëtare. Më në fund, nuk po shohim vetëm modë nga artistja…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *