Elvana po sjell diçka krejt ndryshe, dhe jo në muzikë…!

Daljet e saj në mediat sociale nuk janë dhe aq të shpeshta saç mund ta parashikojë shumica. Postimi i parafundit në Instagram me atë të para pak minutave kanë një diferencë prej tetë ditësh. Sa e rëndësishme është kjo? Jo shumë, për aq kohë sa nuk je ndjekës i flaktë i Elvanës. Megjithatë, largimi i saj drejt SHBA-ve, si për shumë artiste të tjera shqiptare me të njejtin fat, ka sjellë jo pak ndryshime tek Elvana. Nuk po flasim këtu për stilin muzikor, pasi kënga “Forever Is Over” nuk foli shumë, por e kemi studiuar Gjatën në një tjetër aspekt.

Përpos imazheve të pakta që nuk lënë fort vend për koment, çka ka rënë më së shumti në sy është një nga aksesorët që Elvana përdor më shpesh. Ndoshta nuk e keni vënë re, por zgjedhjet e fundit mbi syzet e diellit të këngëtares, sa vijnë e të adresojnë më shumë drejt cilësimit si ‘të çuditshme’. Kjo, për shkak të një estetike që nuk jemi mësuar ta shohim më parë, të paktën ndër rradhët e të famshmeve shqiptare.

Po të shohim vetëm foton e fundit, përpos gjoksit të ekspozuar që impresionon jo pak, çfarë tërheq më së shumti vëmendjen janë syzet shumë të mëdha të Elvanës, të pajisura me nga një topth me pupla në secilin prej cepave. Duke qenë se një model të tillë të këtij aksesori nuk e sheh shpesh (ose pothuajse fare), nuk ke se si t’i shpëtosh memories për të kujtuar edhe disa raste të tjera të zgjedhjeve po kaq unike të artistes.

Syzet e kuqe me xhamin dy-pjesësh, kombinuar me një veshje krejtësisht lejla; i njejti aksesor i po së njejtës ngjyrë në formë asimetrike, modeli i frymëzuar i viteve ‘80 me formën e përmbysur apo një tjetër stil i rrumbullakët, i pajisur me një skelet shumë të trashë të bardhë – janë të gjitha këto përzgjedhje që na bëjnë të mendojmë se Elvana po sjell vërtetë diçka ndryshe në aspektin e stilit personal. Edhe pse do dëshironim të shkruanim të njejtën gjë për muzikën, le të themi se ajo është një fushë që mbetet ende për t’u parë. Në galeri do të gjeni imazhet e plota të modeleve të lartpërmendura. Cili është i preferuari juaj?

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *