KreuStil Jetese

Këtë pjesë të trupit nuk e lajmë sa duhet!

E lara nuk është më diçka të cilën e bëjmë me vështirësi. Kushtet e ditëve të sotme, por edhe nevoja personale kanë bërë që të lahemi çdo ditë. Rëndësia që i kushtojmë pastrimit të kokës dhe lëkurës është e pashmangshme, por ka një zonë të trupit që nuk po e lajmë si duhet. Studimet më të fundit kanë treguar se kërthiza injorohet për sa i përket pastërtisë nga shumica, ndërsa dermatologët rekomandojnë krejt të kundërtën.

Këshilla e ekspertëve konsiston në pastrimin e përditshëm të kërthizës, për shmangien e papastërtive të tepruara. Ata rekomandojnë një copë sfungjeri të lagur me ujë për eleminimin e pluhurave dhe djersës tupore në këtë zonë dhe theksojnë se duhet treguar kujdes i veçantë. Për të gjithë ata që kanë vendosur pirsing pikërisht në këtë pjesë trupore, dermstologët bëjnë thirrje për kujdes të madh, pasi ekspozimi ndaj rriskut për infeksion është tejet i lartë. Sipas studimeve, shumica e njerëzve jo vetëm që nuk kujdesen, por e injorojnë plotësisht pastrimin e kërthizës. Këtë herë duhet treguar kujdes, për shmangien e çdo lloj sëmundje apo inflamacioni të shkaktuar më vonë….

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF